Flet administratori i Korabit, Fehmi Mziu: Tre muaj pa paga

0
SHPËRNDAJE
loading...

Gerdi Haxhiu nuk është më trajner i Korabit. Tekniku vlonjat i është komunikuar largimi nëpërmjet një mesazhi mbrëmjen e së premtes, dërguar nga drejtori i përgjithshëm i klubit dibran Fehmi Mziu, pasi më parë ka patur edhe një debat mes tyre për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera nga ana e klubit. Korabi ka udhëtuar pa trajnerin Haxhiu drejt qytetit të Korçës prej nga drejtori i klubit Mziu konfirmoi largimin duke pranuar edhe se punonjësit e klubit Korabi nuk paguhen tanimë prej 3 muajsh.

”Po largimi i trajnerit Haxhiu është zyrtar. Pas ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër më kontaktoi dhe më tha a të largohem, por i thashë jo dhe vazhduam normalisht.

Si shumë ekipë në Superiore dhe ne kemi problematikë pasi kemi 3 muaj pa dhënë rrogat, por siç ka edhe ekipe të tjera. Patëm edhe një përplasje me Flamurtarin ku i thashë se më mirë se sa ky rezultat mund të bëjmë edhe me 19 vjeçarët”.

Mbetet ende për t’u mësuar se cili do të jetë trajneri i ri i Korabit, megjithëse duket e vështirë që dikush tjetër nga jashtë klubit të pranojë të marrë drejtimin e skuadrës në një moment vërtet kritik për sa i përket financave. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.