Flet Cana: Ja ç’ndodhi ndaj Zvicrës

0
SHPËRNDAJE

Lorik-Cana-620x371Kapiteni yne flet për francezen L’equipe duke shpjeguar se cfarë ndodhi me kartonin e kuq. Ai e quan sakrificë e jo gabim trashanik sic po quhet ai veprim nga shumë specialistë e analistë të sportit.

“Faulli i parë ishte thjesht faull. Nuk kisha bërë asnjë faull deri në atë moment dhe arbitri nuk kishte pse të më dënonte me të verdhë. Gjynah se i kishim mundësitë dhe energjitë për të arritur dicka më shumë”, – shprehet Cana.

“Seferevoc më shtyu pak e më pas unë rrëshqita dhe rashë e duke parë që isha jashtë zone, pasi nuk e arrija dot topin në asnjë mënyrë tjetër, zgjata dorën. Nuk mund ta lejoja të shkonte loja në 0-2. Do ishte e parikuperushme. Shpresova mos arbitri vërshëllen për shtyrjen ndaj meje.

Në atë moment nuk e mendova gjatë. Po të ishte topi brenda zone nuk e kapja me dorë pasi nuk do doja edhe penallti kundër nesh. Eshtë detyra ime të ndihmoj. Kështu e pashë të arsyeshme. Më vjen keq. Më vjen keq edhe që nuk do jem ndaj Francës në Marsejë.”

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.