Flet kapiteni Hoxha: Fitoj titullin dhe largohem jashtë Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Një sfidë që duhet fituar me cdo kusht. Si një kapiten i vërtetë edhe këtë herë ai do të përpiqet të udhëheqë skuadrën në fushë. Partizani-Skënderbeu nuk është vetëm kryendeshja e javës së 27-të në Superiore por është edhe një takim që mund të përcaktojë shumë për fatet e titullit kampion. Për Alban Hoxhën ky duel vlen shumë dhe Partizani duhet ta fitojë patjetër pasi e luan në shtëpinë e tij.

Hoxha në vijim të konferencës tregoi edhe mënyrën se si Partizani duhet të luajë për të fituar ndaj korcarëve të Dielën. Besimi për të fituar titullin në këtë sezon është shumë i madh në kampin e kuq.

Në 2 vitet e fundit për 29-vjecarin kanë shfaqur interes klube nga kampionate të rëndësishme europiane. Portieri i pranon ofertat dhe shprehet me siguri se nëse fiton titullin me Partizanin këtë sezon në verë mund të provojë një aventurë të re, jashtë Shqipërisë.

Nga Partizani te Kombëtarja Shqiptare. Hoxha ishte në balotazh me Thomas Strakoshën për të zëvendësuar Etrit Berishën në sfidën ndaj Italisë, por në fund konkurencën e fitoi talenti i Lazios. 29-vjecari ndjen keqardhje por në të njëjtën kohë respekton zgjedhjet e trajnerit Gianni De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.