Flet kapiteni i Skënderbeut: E dija që do na binte Partizani i Beogradit

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka pranuar se shorti për korçarët nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Dinamo e Kievit, Partizani dhe Jang Bojsi kanë ekipe shumë të mira.

Partizanin ai ësht shprehur se e ka parandjerë se do u binte në grup dhe kështu ndodhi.

“Në fakt, sikur e parandjeva, që dje e mendova dhe u thashë edhe shokëve që mund të na bjerë Partizani. Edhe Dinamon e Zagrebit e kisha parandier, isha i sigurt që do ndesheshim me ta. Ajo që ndodhi në Beograd para dy vitesh është e shkuara, nuk e mendojmë shumë. Kanë kaluar dy vite, duhet të shohim përpara, nuk presim historia të ngjashme”, ka thënë për Sport Ekspres Shehi.

Dëshira – “Personalisht, do kisha preferuar ndonjë klub spanjoll, për mënyrën si luajnë, për ambientin, atmosferën dhe mënyrën si e jetojnë futbollin. Gjithsesi, shortin e dimë tani, duhet të përballemi me këto ekipe që na vuri përballë shorti”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.