Flet kapiteni Smajli: Unë e di si mundet Tirana

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kupa e Shqipërisë / Besëlidhja arriti të mposhtë dy ekipe të Superligës për të arritur në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Eliminimi i Partizanit dhe Flamurtarin tregojnë formën mjaft të mirë të lëzhjanëve. Për Panorama Sport, kapiteni i skuadrës, Dritan Smajli, ka komentuar situatën e ekipit dhe pritshmëritë e tyre për këtë takim.

“Normalisht që për ne është luks i madh të ndeshesh me Tiranën në një kompeticion të tillë siç është dhe gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Ne nisemi drejt Kukësit me pretendimet tona ashtu siç i ka edhe Tirana. Ata tashmë luftojnë për Kupën e Shqipërisë pasi në kampionat kanë llogari për mbijetesë. Ndeshja do të jetë e dyluftuar dhe do të dhurojë mjaft spektakël.

Unë di se si ta mundim Tiranën, kjo pasi shumë nga futbollistët i njoh mjaft mirë. Gjithashtu njoh edhe psikologjinë e kësaj skuadre të madhe”, u shpreh Smajli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.