Flet menaxheri Marini: “Ja e vërteta e pistës belge për Sidrit Gurin”

0
SHPËRNDAJE

Menaxheri Elton Marini
Menaxheri Elton Marini

Superiorja/ Emri i Sidrit Gurit ditët e fundit ka zënë faqet e para të gazetave teksa ka qenë edhe i shumë përfolur për kalimin e tij tek një ekip i njohur i Superiores.

Gjithashtu disa portale hapën edhe lajmin e bujshëm se për sulmuesin shkodran ishte edhe një opsion që mund të transferohej në Belgjikë për sezonin e ardhshëm.

Natyrisht pas paraqitjes së mirë me Korabin, kur Guri dha kontributin e tij maksimal që kjo skuadër të ngjitej për herë të parë në Superiore, drejt tij nuk kanë munguar ofertar, por menaxheri i Sidrit Gurit, Elton Marini hedh poshtë pistën e Belgjikës.

Sidrit Guri
Sidrit Guri

I kontaktuar nga “Minuta90.com”, menaxheri Marini përgënjeshtron zërat që e shohin klientin e tij në futbollin belg: Unë jam agjenti zyrtar i Sidrit Gurit dhe them këtu se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pistën e Belgjikës”, ishin fjalët e Marinit, i cili më tej shtoi faktin se për lojtarin në fjalë ka shumë oferta nga klube shqiptare:

“Pas mbylljes së sezonit, kemi shumë oferta nga tregu vendas. Ekipe nuk mund të them, por në jemi duke i shqyrtuar ato”, ishin fjalët e Elton Marinit për “Minuta90.com” në lidhje me transferimin e Sidrit Gurit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.