Flet sulmuesi që i shënoi Juves: Jam tifoz i çmendur juventin

0
SHPËRNDAJE

11988209_998702340202431_8715991720175443494_n
Leonardo Blanchard

Shënon golin që i jep pikën e parë historike në serinë A Frosinones dhe e bën në minutën e 92-të në “Juventus Stadium” të Torinos, duke i shkaktuar barazimin 1-1 ekipit që ka dalë tre herë radhazi kampion i Italisë por edhe që është njëkohësisht ekipi i tij i zemrës. Ja çfarë thotë Leonardo Blanchard i emocionuar:

“Jam shumë tifoz me Juven. Para dy muajsh isha në Berlin për ta ndjekur te tifozët ultras. Sot jam këtu duke festuar golin në Juventus Stadium. Ky është një emocion shumë i fortë për mua dhe ja dedikoj familjes sime.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.