Florentino Perez injoron transferimin e Kovačić

0
SHPËRNDAJE

La Liga/ Blerja e Mateo Kovačić ishte vërtetë një surprizë e papritur nga ana e Real Madrid. Mesfushori kroat ishte një objektiv i Liverpool në këtë merkato, por në fund ai përfundoi tek Madrilenët. Duket se afrimi i tij ishte i pastudiuar, duke parë edhe që ai nuk ishte në planet e trajnerit Benitez. Këtë gjë e pohon edhe presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili në një dalje publike për mediat bëri një deklaratë “bombë” përsa i përket këtij transferimi. Ja fjalët e tij:

Mateo Kovačić
Mateo Kovačić

“Kovačić është një lojtar i mirë ndaj u bë edhe pjesë e Real Madrid, por e vërteta është që ai nuk ishte në planet tona. Trajneri Benitez nuk e kërkoi transferimin e tij, por ishte stafi drejtues ai që e mori këtë vendim. Na duhej një lojtar për të rritur cilësinë e pankinës së Realit, ndaj edhe u transferua Mateo Kovačić.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.