Flores: Jam i lumtur për këtë skuadër

0
SHPËRNDAJE

Eric Flores është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën midis Kukësit dhe Teutës, e mbyllur në shifrat 3-0 në favor të vendësve. Flores jo vetëm për golin e shënuar, por për atë që tregoj në kuadratin e blertë ishte pika e referimit për skuadrën kukësiane. “Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe kemi një grup të mirë që të arrijmë dikca të madhe në kampionat. Kishim një fazë eliminatore të mirë në Kupën e Europës, kështu që nëse fitojmë kampionatin do të ecim mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Skënderbeu është një ekip shumë i fortë por me ne s’do ta ketë kaq të lehtë.”

 Kukesi1-660x330

S'KA KOMENTE

Comments are closed.