Florian Kamberi s’ka vend te Zvicra, shans për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE

Florian Kamberi është emri më i ri që është zbuluar si goleador ndër shqiptarët të cilët luajnë në Zvicër. Ashtu si Shani Trashaj, ai luan në radhët e Grasshopersit, por u desh një gol gjatë fundjavës së kaluar ndaj Zyrihut, për të ndezur menjëherë se për cilin bëhet fjalë.
kambAi është vetëm 20 vjeç, 1.89 cm dhe që prej këtij viti është pjesë e skuadrës së parë të Grasshopers, ku ka luajtur më parë Shkëlzen Gashi. Në dy aktivizime të këtij sezoni (1 si titullar, tjetra si zëvendësues) në Superligën zvicerane, ka realizuar një gol. “E kam dhënë maksimumin në stërvitje dhe jam i kënaqur që trajneri ma ka dhënë besimin”, ka deklaruar Kamberi për mediat kosovare. Ndërsa në sezonin e fundit te ekipi i të rinjve ishte bërë autor i 15 golave në 21 ndeshje. “Do të jap maksimumin prej ndeshjes në ndeshje. Të shënojë sa më shumë gola , ku po punoj edhe shumë në këtë drejtim”, u shpreh ai për gazetën “Bota sot”.

kam2Kurioz është fakti se pavarësisht se ka nënshtetësinë e Zvicrës, nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ndonjë përfaqësuese moshash të shtetit helvet. Për këtë arsye ekziston mundësia që të aktivozohet me Kombëtaren shqiptare, edhe sepse gëzon nënshtetësinë e dyfishtë zvicerano-kosovare. E mësohet se është prej kohësh në listën e talenteve që ndiqen nga “scout”-ët e FSHF, si kandiat për t’u përfshirë në rrethin kuqezi. Për këtë kanë ngritur alarmin mediat zvicerane, me frikën se mos ua rrëmben Shqipëria. Mirëpo ai që duket sikur e përjashton një afrim të këtij lojtari te përfaqësueset zvicerane është trajneri i Shpresës së këtij vendi, Heinz Moser: “Natyrisht që Kamberin e ndjekim nga afër prej vitesh, teksa është dalluar gjithmonë si shënues. Por ka konkurrencë shumë të fortë në rolin e tij, prandaj nuk e kemi afruar”. Ndërsa i pyetur përse është thirrur Trashaj dhe jo Kamberi, Moser ka shpjeguar: “Trashaj ka diçka më shumë sesa Kamberi, prandaj është grumbulluar nga përfaqësueset e moshave zvicrane”. Sidoqoftë, nëse ka në mendje për t’i dhënë një mundësi, Federata shqiptare e futbollit duhet ta bëjë sa pa iu prishur mendja zviceranëve për ta bërë pjesë të tyren.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.