Florind Bardulla: O Ditmar Bicaj, je bërë si Sali Berisha!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në konferencën e sotme për shtyp, stafi teknik i Vllaznisë ka vendosur të nxjerrë para gazetarëve mbrojtësin Ditmar Bicaj. Fakti që edhe pak ditë më parë ishte sërish i njëjti protagonist që foli për kuqeblutë edhe në pragndeshjen me Teutën, kur parashikoi saktësisht edhe rezultatin 1-0 për Vllazninë, ka bërë që stafi t’i japë mundësinë të flasë sërish këtij lojtari, ndoshta për të parashikuar diçka tjetër të saktë në favor të shkodranëve edhe për ndeshjen me Partizanin.

Ndërsa Bicaj bëhej gati të fliste, pjesa tjetër e skuadrës sapo kishte nisur senacën stërvitore. Futbollistët duke bërë vrapimet e zakonshme, kaluan pranë vendit ku shoku i tyre po përgatitej për konferencën e shtypit dhe në ato momente nuk kanë munguar as batutat.

Më e spikatura ishte pikërisht ajo e mesfushorit Florind Bardulla.

“O Bicaj, je bërë më keq se Sali Berisha, përditë në televizion”.

Një batutë e tillë natyrisht që ka shkaktuar të qeshura dhe ilaritet tek të gjithë. Humor që konfirmon edhe një herë tjetër se në rradhët e kuqebluve ka entuziasëm në këtë pragndeshje.

Në fakt, te Vllaznia duket se ka një harmoni mjaft të mirë mes stafit teknik me në krye trajnerin Armando Cungu, futbollistëve dhe drejtuesve të klubit dhe kjo natyrisht që është një pikë e fortë e këtij ekipi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.