Florind Bardulla rekordmen kartonësh

0
SHPËRNDAJE


Florind Bardulla, mesfushori shkodran i Vllaznisë, në sfidën me Partizanin u ndëshkua me karton të verdhë, çka e penalizon atë për sfidën e radhës.

24-vjeçari ka akumuluar kartonin e nëntë të verdhë, një rekord për të, pasi më e shumta që kish grumbulluar brenda një sezoni ishte 6 kartonë të verdhë, në sezonin e shkuar.

Kështu, mesfushori qendror nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik në sfidën me Flamurtarin. Mungesa e tij sigurisht që është një shqetësim për trajnerin Cungu, i cili nuk është se ka alternativa të shumta në atë pozicion, pasi edhe Kapaklia është i dëmtuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.