Formacionet/ Skënderbeu – Flamurtari. Duro guxon me 4 sulmues

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu pret sot Flamurtarin dhe është një nga ato ndeshje që rëndom quhen “finale, që vlejnë sa një sezon”. Në fakt, është herët për të thënë kështu, duke parë që jemi në mesin e kampionatit, por është e qartë që fitorja e Skënderbeut çon gjysmë titulli në Korçë.

Për ndeshjen e sotme trajneri vendas Ilir Daja nuk ka në dispozicion mesfushorët Bakari Nimaga dhe Afrim Taku, por formacioni dihej dhe asnjëri prej tyre nuk prish shumë punë në këtë moment, duke parë që Taku nuk është kthyer ende nga Amerika.

Ndërkaq, te Flamurtari ka surpriza, sepse Ditmar Bicaj nuk është në formacion titullar, ndryshe nga sa pritej. Qendërmbrojtësi i fuqishëm ka ende probleme fizike dhe Shpëtim Duro nuk do të rrezikojë, duke i besuar sërish dyshes Veliu-Pollozhani.

Për pasojë, në mesfushë nuk do të luajë Pollozhani, por Zuka në krah të Useinit, ndërsa Duro guxon, duke luajtur me 4 sulmues, me debutuesin Muarem Muarem që do të ketë për detyrë të bëjë mesfushorin ofensiv, ashtu si Nedjelkoviç e Danilo Alvesh, në një skemë 4-2-3-1, super sulmuese.

Kategoria Superiore, java e 19-të

Ora 18:00, stadiumi Skënderbeu, Korçë

SKËNDERBEU – FLAMURTARI

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici; Osmani, Lilaj, Muzaka; Gavazaj, Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja

Të gatshëm: Teqja, Aliti, Dita, Demte, Vila, Gripshi, Sahiti.

Flamurtari: Nurkoviç; Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta; Useini, Zuka; Nedjelkoviç, Muarem; Danilo Alvesh; Busiç. Trajner: Shpëtim Duro

Të gatshëm: Sali, Deliaj, Bicaj, Hyseni, Ardit Hoxhaj, Kamara, Tunkara

Shehi-Bushic-Skenderbeu-Flamurtari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU