Barazim fatal për Laçin, jashtë Europa League

0
SHPËRNDAJE

Dy barazime nxjerrin Laçin jashtë Europa League. Skuadra e Cungut nuk ia ka dalë dot të shënojë qoftë edhe një gol, që do të kishte shërbyer si “biletë” për fazën e mëtejshme, në të cilën kalon Inter Baku.

11714432_565733026900572_1182284863_n
Pjesa e dytë
Në minutat e fraksionit të dytë të ndeshjes, laçianët kanë përmirësuar ndjeshëm lojën e tyre, duke “asgjësuar” edhe epërsinë e fillimit që kishin vendësit nga Azerbajxhani. Praktikisht s’kanë munguar përpjekjet dhe rastet, sidomos me Vucaj e James, por vetëm goli nuk është dukur. Ndërkohë që praktikisht shifrat e takimit kanë qenë krejt të barabarta, ashtu si edhe rezultati përfundimtar, që penalizon laçianët pasi pësuan gol në fushën e vet.

 

Pjesa e parë 0-0
Një pjesë e parë pa shumë emocione ajo e luajtur në Baku. Një epërsi të lehtë kanë pasur vendësit, veçanërisht me përpjekje për të goditur portën, ndonëse në vetëm një rast të rrezikshëm kanë pasur. Mirëpo nga ana tjetër, megjithëse me vetëm një sulmues si James, Laçi ka regjistruar sulme më të shumta, vetëm se djemtë e Cungut kanë qenë të pasaktë përpara portës, duke mos vënë seriozisht në vështirësi portierin kundërshtar. Me siguri pjesën e dytë, kurbinasit do të kërkojnë të tentojnë diçka më tepër, për të shënuar atë gol që do t’u siguronte kualifikimin.

Formacionet 
Inter Baku: Agaev; Huseynov, Khizanishky, Kasradze, Juanfran; Kvekveskiri, Bayramov; Abbasov, Seyidov, Hajiyev, Aliyev
Laçi: Vujadinoviç; Sefgjini, Çekla, Sheta, Doku; Teqja, Veliaj; Meto, Vucaj, Nimani; Adeniyi

Gjyqtar: Alexandr Aliyev (Kazakistan)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.