Formacioni i javës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

kategoria-superioreMinuta90.com rikthehet në formacionin e javës. Stafi pasi monitoroi me vëmendje ndeshjet e fundit vendosi 11-tëshen e javës.


Orges Shehishehi

Mbase u shënuan dy gola në portën e tij, por perderisa vijërojtësi dhe arbitri kryesorë e konsideruan lojë të rregullt, padyshim meritë ka edhe Shehi me pritjet e tij. Mbetet një pikë e fortë në këtë ditë të vështirë të Skënderbeut.


Rrahman Hallaci

Rrahman Hallaçi kapiteni i Kukësit
Rrahman Hallaçi kapiteni i Kukësit

Ndeshje e mirë, kapiteni po tregon formë të mirë fizike, kjo e ndërthurur me eksperiencën e tij kompletojnë një performancë pozitive si ajo e fundit ndaj Teutës.


Albi Alla

Mbrojtësi i Bylis Albi Alla
Mbrojtësi i Bylis Albi Alla

I fortë në ndërhyrje, i saktë me topin, tashmë Kukësi ka gjetur një shtyllë në repartin e prapavijës. Shto këtu edhe asistin për golin e barazimit për brazilianin Rangel. Alla është një nga më të spikaturit në rradhët e kuksianëve.


Gentian Muca

Gentjan Muça
Gentjan Muça

Gjithmonë i saktë, një garanci për mbrojtjen bardheblu, fal punës së tij, por edhe shokëve të skuadrës, rrjeta e Tirana mbeti e paprekur ndaj Lacit në “Selman Stërmasi”.


MerveillemerveilleMbetet nga të huajt më kualitativ që ka mbërritur në vendin tonë. Kontributi i tij tek Tirana nuk ndali as ndaj Lacit ku afrikani shënoi një gol të bukur.


Idi Batha

Idriz Batha
Idriz Batha

Mesfushori shënoi një gol alla-Totti. Por jo vetëm goli ka bërë të mundur emrin e tij në 11-tëshen më të mirë, tek sa mesfushori me nr.10 i Partizanit me grintën e tij ka treguar se meriton gjithcka.


Kushtrim Lushtaku

Kushtrim Lushtaku me fanellën e Flamurtarit
Kushtrim Lushtaku me fanellën e Flamurtarit

Pak i ka besuar trajneri Gjoka, por ja që kosovari arrin të jetë deciziv si në ndeshjen e  fundit ndaj Teutës ku i dha një rëndësi të vecantë takimit dhe fitoren skuadrës së tij.


Nazmi GripshigripshiPavarësisht se Teuta humbi, ai ishte gjëja me e bukur e takimit. Driblime, argëtim, për më tepër me topin ndër këmbë një djalosh 19-vjecar nuk ndjen aspak stres, por vetëm argëtim. Mbetet një lojtar me të ardhme pozitive.


Erald Cinaricinari_1418230008

Sulmuesi shkodran shënoi një gol të bukur ndaj Partizanit, por edhe zhvilloi një ndeshje të pëlqyeshme. I dal nga Akademia Vllaznia, Cinari është një nga “gonxhet” me të ardhme në “fidanishten” e kuqebluve.


RangelrangelBraziliani i përfolur edhe për një largim të mundshëm, është përgjigjur më së miri ndaj kritikave me një super-gol që i dha barazimin momental ditën e djeshme skuadrës së Kukësit. Tashmë Gjoka duhet të kthej më shumë kokën nga pankina e tij.


Xhejms

Xhejms Adenyi
Xhejms Adenyi

Nëse Skënderbeu është në një moment të errët Xhejms me golin e tij të shënuar qetësoi disi ujërat në kampin kuqebardhë. Goli ishte meritë personale, ndërkohë që ekzekutimi tepër i zgjur duke pritur kërrcimin e portierit mik Vujadinovic.


 

Ernest Gjoka

gjoka

Me punën e deritanishme po tregon nivel profesional si trajner. Ndërkohë që ndeshja e fundit ka patur notën 10 edhe për teknikun në fjalë që jo vetëm rreshtoi një skuadër të kujdesshme, por arriti të jetë i saktë duke goditur cdo zëvëndësim, nga të cilët erdhi edhe fitorja.


end-zone-view-soccer-football-field

S'KA KOMENTE

Comments are closed.