Formacioni i javës (26)

0
SHPËRNDAJE

Armando Cungu

Armando Cungu
Armando Cungu

Ka implementuar karakterin e duhur në skuadrën e tij. Ekipi është kërkues gjatë të gjithë 90 minutave, tregon grintë dhe për më tepër ka forcën e duhur për të reaguar pas disavantazhit.


Orges Shehi

Orges Shehi
Orges Shehi

Pavarësisht se ka gabuar tek goli i parë, gjë të cilën e pranoi edhe vetë pas sfidës, me 11-metërshin e pritur ka mbajtur në lojë skuadrën e Skënderbeut dhe padyshim ka meritat e tij në skuadër. Për më tepër, Shehi edhe kur gabon, gjënë diçka për të shlyer “mëkatet” e tij.


Antonio Marku

Antonio Marku
Antonio Marku

Shumë rigoroz në rreshtimin e tij taktik, zbaton me përpikmëri urdhërat e trajnerit, për më tepër shumë i vëmendshëm në markimin e kundërshtarit. Në duelin me Muzakën ka bindur i riu shkodran duke qenë një copëz e meritës së fitores kuqeblu ndaj Tiranës.


Ditmar Bici

Ditmar Bicaj
Ditmar Bicaj

Pavarësisht se ka humbur formacionin në ndeshjet e fundit, vjen titullar në derbi dhe tregon peshën e tij, sigurisht në bashkëpunim me Atandën. Por Bici ka spikatur me shtatlartësinë e tij dhe egerësinë në topin e parë ndaj Salihit dhe Xhejmsit. Dyshja e frikshme e kuqebardhëve pothuajse nuk është ndjerë fare. Ndërkohë që mbrojtësi i kuq ka marrë edhe duatrokitjet e publiku në 2-3 ndërhyrje radhazi në mesfushë duke treguar vendosmërinë e tij ndaj kundërshtarit.


Stefan Cicmil

Stefam Cicmil
Stefam Cicmil

Autogoli mund të ndodh në çdo sfidë, për çdo mbrojtës dhe jo vetëm, por Cicmil po tregon stabilitet në mbrojtjen kuqeblu, madje kur ai mungon në prapavijën e shkodranëve ka probleme. Goli i shënuar jo vetëm që shleu gabimin e tij, por i riktheu besimin shkodranëve për fitore.


Kristi VangjeliTirana-Skenderbeu, nisaj

Gjithnjë kërkues në sulm, sidomos kur skuadra gjendet në disavantazh dhe shumë i kujdesshëm në mbrojtje, madje ndonjëherë edhe i ashpër. Ndërkohë që goli i djeshëm në fundin e takimit është në bonus për mbrojtësin korçar të Skënderbeut.


Agustin TorasapartizaniShumë aktiv në lojën e tij sulmuese. Lojtar që nuk njeh pozicion në fushë. Jep asistin për Racic tek goli i Partizanit, fiton një 11-metërsh. Një përformancë pozitive e cila padyshim s’mund ta lë argjentinasin jashtë 11-tëshes së javës.


Edon HasaniEdon HasaniHumbet 11-metërshin, por një gjë të tillë e kanë bërë edhe yje botëror. Ndërkohë që shkodrani Hasani veç lojës së mirë ndaj Tërbunit, jep një asist për Eminin në momentin e golit duke treguar se janë ata dyshja e momentit në radhët e Kukësit, pa u hequr meritat aspak pjesës tjetër të skuadrës.


Jetmir Sefa

jetmir sefa

Tek Vllaznia duket se ka gjetur vetveten dhe është akoma më bukur kur performon ndaj atyre që mbase s’të kanë besuar deri në fund. Asisti për Shtubinën, por edhe iniciativa e tij në aksionin e golit të tretë nga Kalaja (kombinim me Cinarin) janë “qershia mbi tortë” e një performance tepër pozitive.


Ndricim Shtubina

FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI - Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.

Kapiten i vërtetë, vendos zemrën në fushë për Vllazninë. Ka shënuar golin e avantazhit, por ka pasur edhe raste të tjera shënimi. Në këtë moment delikat të shkodranëve, Shtubina ka dal në skenë duke qenë trashinatori i kuqebluve. Kapitenët e vërtetë për të tilla momente nevojiten.


Xhonatan

Teuta gjatë një seance stërvitore
Teuta gjatë një seance stërvitore

Braziliani ndaj Laçit shënon golin e parë duke qendruar në pozicion të rregullt dhe duke i shpëtuar “grackës” së mbrojtjes laçiane. Më pas jep edhe një asist perfekt për sulmuesin Magani në golin e dytë të Teutës. Një paraqitje e mirë për të, tashmë trajneri Magani është vërtetë në dilemë për skemën e tij sulmuese, e cila në Laç ishte me dy sulmues të mirëfilltë dhe rezultoi pozitive.


Izair Eminivardari_kampion_izair_emini_go

Moment magjik për sulmuesin shqiptar nga Maqedonia. Gola me shumicë, fitore, sukses personal dhe i skuadrës, së tij. Çfarë kërkohet më tepër që ky lojtar të jenë në formacionin e javës? Emini tregoi edhe një herë se nuhatja e tij në portën kundërshtare nuk mungon në asnjë moment. Padyshim mund të quhet blerja më e goditur e janarit.


formacioni

S'KA KOMENTE

Comments are closed.