Formacioni i javës (27)

0
SHPËRNDAJE


Edvan Bakajedvan bakaj

Nëse Tirana doli me një pikë nga “Selman Stërmasi” padyshim duhet të falenderoj portierin e saj Edvan Bakaj. “Gardiani” bardheblu ka bërë disa pritje decisive, madje edhe në pozicione kur kundërshtari mendoj golin e  sigurtë.


Stefan Cicmil
Stefam Cicmil
Stefam Cicmil

Në “murin shkodran” të ngritur në fitoren e rëndësishme pëer mbijetesën në Ballsh, padyshim kishte meritë edhe qendërmbrojtësi nga Mali i Zi. Dallon në duelet me kundërshtarin, sidomos në luftën në ajër, ku ëshë gjithnjë i sigurtë.


 

Gëzim KrasniqiFlamurtari-Partizani, Fustar, Pashaj, Halilaj, KrasniqiMbrojtja e Partizanit ishte gjithnjë e sigurtë duke i dhënë pak raste kundërsharit. Meritë padyshim nga edhe mbrojtësi shtatlartë i “Demave”. Krasniqi ka qenë i saktë në ndërhyrjet e tij duke qenë një pikë e sigurtë në prapavijën e kuqe.

 

Marko Radas
Marko Radas
Marko Radas

Shënon, avancon të shërbejë për sulmuesit, tepër i saktë në prapavijë dhe i zgjuar në duelet një për një, Marko Radas me golin e tij i vuri “vulën” një performance tepër pozitive.


 

Idriz Batha
Idriz Batha
Idriz Batha

Ka ngritje në lojën e tij nga ndeshja në ndeshje. Edhe në Durrës është shfaqur shumë i saktë në lojën me topin dhe luftarak ndaj kundërsharit. Më pas goli ishte “qershia mbi tortë” e një performance që meriton respekt.


 

Ardit Krymi
Ardit Krymi në sfidën ndaj Skënderbeut
Ardit Krymi në sfidën ndaj Skënderbeut

Nëse mbrojtja e Vllaznisë ishte e pakalueshme, sigurisht meritë kishte edhe njëri nga mburojat përpara saj: Ardit Krymi një lojtar i ri në mosh, por me një të ardhme të sigurtë. Dalloi në luftën e tij, sidomos në topin e parë.


 

Agustin Torasa
Torasa
Torasa

Vjen nga një ligë me nivel sic është Superliga argjentinase. Disa që se njohin tani po arrin të kuptojnë se ky lojtar do të bëjë diferencën në kampionatin tonë. Asiston për Racic një javë më parë ndaj Skënderbeut, tashmë sërish edhe një tjetër asist për Asion Dajën, por mos nëse e shikoni me kujdes lojën e tij, Torasa është fantastik me topin ndër këmbë.


 

Abaz KarakaciterbuniShënoi gol, por edhe luftoi për skuadrën e tij si një kapiten i vërtetë duke qenë një nga pikat më të forta të Tërbunit. Skuadra në të cilën bënë pjesë është padyshim për tu vlerësuar për rezistencën dhe bukurinë që po i jep kampionatit në këto momente kulminante. Edhe pse Tërbuni në ndonjë ndeshje s’ka qenë ky që kemi parë zakonisht.

 

Eric Floreserik floresKishte një dedikim lartë në qiell për nënën e tij e ndarë nga jeta pak orë përpara sfidës. Goli i tij i dha barazimin kuksianëve, por sigurisht edhe loja e brazilianit mbetet për tu vlerësuar. Në një moment Flores goditi edhe trahun duke qenë pran golit të dytë.

 

Arlind Kalaja
Arlind Kalaja
Arlind Kalaja

Ndeshje pas ndeshje shënon, por goli në Ballsh do të mbahet mend gjatë, pasi mbase i siguroi Vllaznisë së tij qëndrimin mes më të mirëve. Ndërkohë që edhe performance e Arlind Kalasë ishte tepër pozitive edhe në repartin difensiv duke ndihmuar shumë skuadrën e tij.


 

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi
Hamdi Salihi

Fjalët dhe komentet për këtë sulmues në nivelin e kampionatit tonë kombëtar janë të tepërta. Salihi flet në gjuhën e golave. Pa të mbase Skënderbeu, e thënë troc, mbase s’do të ishte kaq pikë sa shohim sot në tabelën e klasifikimit.


 

Armando Cungu
Armando Cungu
Armando Cungu

Fitorja në Ballsh është meritë e stradegjisë së tij, edhe pse në futboll duhet edhe pak fat. Vllaznia shënoi, u mbrojt mirë dhe arriti të marri një 3 pikësh me shumë vlera. Tashmë Armando Cungu e ka plotësuar objektivin e  tij në Shkodër, edhe pse në futboll 2 + 2 = 4. Ndaj s’duhet të jesh asnjëherë i sigurtë.


27

S'KA KOMENTE

Comments are closed.