Formacioni i javës

0
SHPËRNDAJE

Minuta90.com ka vendosur 11-shen e javës. Më poshtë ju njohim edhe me formacionin më të mirë vendosur nga portali ynë.

 

Orges Shehi

Mbetet një nga pikat më të forta të Skënderbeut. Gjithmon i gatshëm kur situate e kërkon, për më tepër mbetet një lider i vërtetë në fushën e lojës duke inkurajuar dhe orientuar gjatë të gjithë kohës shokët e skuadrës.


Ilir Berisha

Mbrojtësi Ilir Berisha, po tregohet një siguri më shumë për prapavijën e Flamurtarit nga ndeshja në ndeshje. I saktë, pozicional, ndihmon skuadrën edhe në goditjet standarte si kur kroson në zonë kundërshtari, po ashtu edhe në sulm kur krosimet janë përpara portës kundërshtare.


Bajram Jashanica

Është rikthyer rezultativ në lojën e tij ashtu si një edicion më parë. Jashanica mbetet një nga pikat më të forta tek korcarët, edhe pse konkurrenca e fortë nuk i ka dhënë hapësirat e duhura mbrojtësi kuqebardhë.


Oriand Beqiri

Ka ndihmuar shumë repartin difensiv ndaj Teutës. Me ekspericën e tij mbetet një pikë orientimi për skuadrën e drejtuar nga serbi Milinkovic. I saktë, pozicional dhe grintoz në lojën e tij.


Dejvi Bregu

Jav pas jave shënon, ofertat për të janë të shumta, por Luftëtari me shumë mundësi s’do ta lëshoj nga duart “xhevahirin” e saj. Mbetet një pikë kyce për lojën sulmuese të gjirokastritëve.


Alush Gavazaj

Erdhi në fund në merkaton e Korabit, por po rezulton një afrim i suksesshëm. Me golin e shënuar i dha një pikë shprese skuadrës së tij ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Kukësi.


 Idi Batha

Goli i shënuar nuk është i vetmi tregues për kualitetin e tij. Teknika që ai disponon, e shoqëruar edhe me shpirtin e lartë të garës e bëjnë këtë lojtar një nga pikat më të forta të mesfushës së Partizanit.


 Kushtrim Lushtaku

Sërish ka shënuar një gol me vlerë pikësh, edhe pse jo fitore. Tregon se është i aftë të godasë portën kundërshtare në cdo pozicion. Nëse hapësirat do të ishin më të mëdha në dispozicion të tij ateherë do të ishte akoma më në formë sportive në këto momente një lojtar i rëndësiëhm për Lushtakun.


 Liridon Latifi

Gjithmonë produktiv në lojën e tij, i frikshëm kur ka topin në duelin një për një me kundërshtarin, por kur performanca shoqërohet edhe me një gol ateherë gjerat duhet thënë se janë në perfeksion për mesfushorin këmbëshpejtë të Skënderbeut.


 Hamdi Salihi

U rikthye të goli si për të na kujtuar të gjithëve se nuk ka harruar të shënoj. Shkodrani Hamdi Salihi, mbetet një pikë kyc për formacionin e Skënderbeut. Me golin e tij që në minutën e 4-t u hap edhe rruga drejtë fitores pas tri javë mungesë në barazime të thata, pa gola 0-0.


 Danilo Alvesh

Shënon, driblon, godet portën. Për më tepër kur shikon kthimin e tij në zonën e Flamurtarit për të ndihmuar mbrojtjen, kupton qartë se bëhet fjalë për një lojtarë që ka dy aspekte shumë pozitive, gjendjen teknike dhe fizike. Goli ndaj Partizanit ishte “qershia mbi tortë” e brazilianit.


Andrea Agostineli

Ka zhvilluar një ndeshje perfekte me Skëndebeun e tij. Fitore e pastër ndaj Tiranës, e cila e kishte mposhtur fazën e parë. Tashmë Agostineli ka marrë besimin e plotë dhe vazhdon i qetë pas kësaj fitorje rrugën e tij nën drejtimin e Skënderbeut.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.