Formacioni i Javës (31)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Si zakonisht, edhe këtë javë Minuta90.com ka zgjedhur formacionin më të mirë.

 


 

Dashamir Xhika

Dashamir Xhika në konferencë për shtyp

Qendron pa polemika në stol, por kur thërritet në aksion si në ndeshjen e fundit në Kukës, tregon vlera si në penalltinë e pritur ndaj Eminit. Ka më shumë se 50% të meritës në fitoren ndaj Kukësit pasi në atë moment, goli dhe kartoni i kuq do të ishin një peshë shumë e rëndë për “shpatullat” e Partizanit.


 

Tefik OsmaniSkenderbeu-Laci

Mbetet një nga pikat më të forta të Skënderbeut në prapavijë, i saktë në ndërhyrje dhe pasime, Osmani gjithnjë është garanci. Ndaj Tiranës ka zhvilluar një ndeshje pozitive, ku sulmet e bardhebluve në portën korcare nuk ishin të pakta.


 

Stefan Cicmil

Stefam Cicmil

Kur mungon Cicmil, Vllaznia vuan jo pak në mbrojtje. Ndërkohë që vec detyrave mbrojtëse, ai di shumë mirë të përgjigjet edhe kur e gjen veten në repartin e avancuar. Goli i shënuar ishte “qershia mbi tortë” e një paraqitje dinjitoze në fitoren e rëndësisshme ndaj Flamurtarit.


 

 Albi Alla

Mbrojtësi i Bylis Albi Alla

I saktë, me grintë, mbrojtësi i Bylisit ka treguar autoritet në fushën e blertë. Mbetet një nga pikat më të forta të Bylisit në këtë pjesë të dytë të kampionatit.


 

Idriz Batha

Idi Batha
Idi Batha

Mesfushori i Partizanit tregoi edhe njëherë se mbetet një nga pikat më të forta tek të kuqtë. Në ndeshjen ndaj Kukësit ishte lojtari që u dallua më shumë në mesfushë me ndërtimin e aksioneve, por ishte i pafat teksa goditi edhe shtyllën.


 

 Emiliano MustaMusta ndaj Partizanit.

Një mesfushor i palodhur në krahun e majtë, për më tepër Musta arrin të gjejë edhe golin duke ndihmuar skuadrën në arritjen e rezultateve dhe objektivave. Mbetet një nga pikat më të forta të kësaj Teute në edicionin 2015-2016.


 

Juan Varea

Juan Manuel Varea

Ka gjetur golin e parë në kampionat me fanellën e Bylisit, gol i cili erdhi në momentin e duhur. Të shënosh një gol të tillë në sekondat e fundit të takimit ndaj një rivali si Laci nuk është pak. Klasi dhe qetësia e argjentinasit mund të kuptohen jo vetëm në momentin e golit, por edhe nga CV-ja e tij e pasur.


 

Ndricim ShtubinaShtubina

Kapiteni i Vllaznisë shënon gola të bukur nga ndeshja në ndeshje duke treguar qartazi se ka një formë të mirë sportive, e cila e shoqëruar edhe me eksperiencën e tij bëhen një miks shumë pozitiv në paraqitjen e tij. Goli ndaj Flamurtarit jo vetëm që ishte spektakolar, por i dha qetësinë dhe sigurinë Vllaznisë të mos rrinte me “zemër në dorë” deri në fundin e sfidës.


 

Liridon Latifiliridon-latifi-mungon-ndaj-milsamit_hd

Futbollisti i Skënderbeut ka treguar një nivel të kënaqshëm gjatë ndeshjes, sidomos në pjesën e dytë ku ishte shumë aktiv nga krahu i majtë i sulmit kuqebardhë. Ka meritën kryesore në golin e shënuar. Mbetet një nga pikat më të forta të kampionëve, gjithashtu një lojtar me të ardhme të garantuar.


 

Xhevahir Sukaj

Xhevahir Sukaj

Partizani kërkoi shumë një bomber në merkaton e janarit, por harroi se ka Sukajn në shtëpi, një “gjahtar” qe e njeh mirë “pyllin” e Kategorisë Superiore. Ndaj Kukësit zhvilloi një ndeshje të mirë, humbi edhe raste shënimi. Por futbolli ndaj është i bukur, humbet, por edhe shënon gola me peshë si ai i sekondave të fundit ndaj Kukësit, një gol me shijen e titullit, për të cilin Partizani dhe Sukaj do të djerësisin deri në fundin e kampionatit.


 

Artur Maganimagani artur

Sulmuesi i talentuar i Teutës shënon ndaj Tërbunit dhe tregon se e meriton plotësisht vendin në rradhët e “Djemve të Detit”. Ka një nuhatje të mirë brenda zonës së rreptësisë. Tashmë Teuta ka një “bomber” ku mund të bazojë lojën e saj, pavarësisht se kjo skuadër epiqendrën e forcës së saj e ka në grupin e lojtarëve dhe jo individëve.


 

Trajneri

Mirel Josa

Mirel Josa
Mirel Josa

Në një ndeshje të vështirë taktike ndaj Tiranës, ku edhe kolegu Ilir Daja, shquhet për forcën dhe njohurin e tij taktike, bëri lëvizjet e duhura në pjesën e dytë duke ndryshuar rrjedhën e  takimit. Me aktivizimin e Plakut në fillim dhe më pas Shkëmbit, Skënderbeu kaloj në një 4-3-3 duke qenë tepër agresiv ndaj kundërshtarit në repartin ofensiv. Në atë moment, jo vetëm që Skënderbeu arriti spostojë lojën në krahun tjetër, por gjeti edhe golin me shumë vlera të fitores që e mban ende në vendin e parë me dy pikë më shumë se të kuqtë. Josa është tashmë një “stekë e vjetër” e futbollit tonë.

Formacioni i Javës 3-4-3 sipas "Minuta90.com"


 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.