Formacioni i Javës (32)

0
SHPËRNDAJE

 

Minuta90.com, sic është bërë tashmë traditë, ka caktuar pas votimeve në stafin tonë, 11-shen më të mirë të javës 32 të Kategorisë Superiore. Më poshtë do të mund të ndiqni të argumentuar cdo zgjedhje nga ana jonë.


Shpëtim Mocka

Shpëtim Moçka

Portieri i Teutës ka shpëtuar nga humbja skuadrën e tij me disa pritje shumë të bukura dhe vendimtare. Mbetet një nga pikat e forta të “Djemve të Detit” dhe po meriton nga ndeshja në ndeshje vendin e titullarit.


 

Ronald Gërçalliu

Ronald Gërçaliu

 

Në këtë ndeshje ka nxjerrë në pah klasin e tij dhe përvojën që e karakterizon. Mbase nuk është në moshën e duhur për të treguar të gjithë potencialin e tij, por ndaj Teutës, Gërcalliu ka goditur portën, ka dhënë krosime, ka luftuar ndaj kundështarit. E meriton një vend në formacionin e javës.


 

Renato Malota

Renato Malota

 

Është kapiteni i kuksianëve dhe ka rritje në lojën e tij nga java në javë. Edhe ndaj Flamurtarit, pavarësisht se kundërshtari ka patur raste shënimi, Malota ka qenë në lartësin e duhur. Madje ka dhënë edhe një asist për Dvornekovic në momentin e golit.


 

Rustem Hoxha

Rustem Hoxha

Kapiteni i Teutës mbase nuk është një lojtar reklamash, por mbetet një pikë kyce në prapavijën e “Djemve Detit”. Modest dhe i palodhur në lojën e tij, Rustem Hoxha meriton lavdërime për këtë sfidë. Për panoramë ndërhyrja decizive ndaj Elis Bakajt në momentin e fundit, por jo vetëm…


 

Kristi Vangjeli

Kristi Vangjeli

Ndihmon shumë skuadrën e tij në repartin e avancuar. Ndonjëherë nxjerr në pah edhe dinakërinë apo eksperiencën duke “vjedhur” ndonjë faull. Por edhe kjo pjesë e “zanatit” është. Vangjeli është një nga më të dalluarit e kuqebardhëve këtë sezon. I palodhur, luftarak ndaj kundërshtarëve, kroson për shokët  e tij! Janë këto të dhënat e një lojtari që në kampionatin tonë padyshim që bën diferencën në rolin e tij.


 

Matija Dvornekovic

Matija Dvornekovic

 

Kroati po bëhet një pikë e fortë e Kukësit, madje dhe me gola, jo vetëm me lojë. E vecanta e tij është se mund të luaj 3-4 pozicione. Mbetet një “xhol” në duart e trajnerit Duro. Goli ndaj Flamurtarit erdhi në momentin  e duhur kur skuadra po pësonte presion dhe padyshim, ai gol vec meritës individuale, nxorri nga “bataku” Kukësin dhe ktheu rrjedhën e lojës.


 

Marko Cetkovic

Marko Cetkovic

Ka dhënë asistin në golin e parë, por gjithashtu ka shënuar edhe golin e dytë me një goditje të hidhur nga e djathta. Cetkovic tashmë është lideri i këtij Laci që pavarësisht se nuk është në momentin e tij më të mirë, është në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe padyshim Cetkovic për këto arritjen ka meritën e tij. Por të mos harrojmë se vjen nga një periudhë e gjatë rekuperimi si pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale që kaloi në gjurin e tij.


 

Valdano Nimani

Valdano Nimani

 

Ka shënuar dy gola duke treguar se është gjithnjë në vendin e duhur në momentin e duhur. Nimani ka një përqindje tepër të madhe në fitoren ndaj patriotëve shkodranë. Ky takim ishte mjaft i rëndësishëm dhe Nimani tregoi më të mirën e tij duke shënuar dy gola me nuhatjen  e një sulmuesi të vërtetë.


 

Xhejms

Xhejms Adenyi

 

Më në fund është zhbllokuar me një dygolësh ndaj skuadrës që e lancoi në futbollin tonë, Bylis. Goli i parë me një xhest të shpejtë akrobatik, ndërkohë që i dytë një përfitim ndaj pasimit të gabuar të kundërshtarit, driblim i një tjetrit dhe gjakftohtësi përballë portierit Stivi Frashëri. Të shohim nëse Xhejms do të vazhdojë në këto hapa edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit.


 

Xhevahir Sukaj

Xhevahir Sukaj

 

Shënon cdo javë, nuk ndalet duke qenë “lokomotivë” e këtij Partizani. Golat ndaj Tërbunit ishin njëri më i bukur se tjetri. Sukaj mbetet “killeri” i të kuqve dhe ka arritur formën e tij më të mirë pikërisht në momentin kulminant të kampionatit. Po i tregon edhe atyre që nuk besonin se mbetet sërish ai Sukaj që zanatin krysor ka të “grisë” rrjetat kundërshtare.


 

Hamdi Salihi

Hamdi Salihi

Shënon nga pika e bardhë, por meritën kryesore e ka për asistin tek goli i dytë. Pasi i “vidhet” mbrojtësit Alla, futet bukur në zonë dhe shërben për Xhejms në golin e dytë të Skënderbeut ndaj Bylisit. Fjalët janë të tepërta për një protagonist të padiskutueshëm të këtij edicioni futbollistik.


 

Trajneri
Ramadan Ndreu

Ramdan Ndreu

Ka rikthyer Lacin me grintën e tij karakteristike, sidomos në ndeshjet në shtëpi. Sigurisht skuadra e tij arriti të përmbysë avantazhin e Vllaznisë dhe më pas të shënojë edhe golin e tretë. Padyshim mund të ishtë barazuar në sekondat e fundit nga Shtubina, por futbolli ndaj është i bukur se ruan edhe të tilla momente gjakngrirëse.


Formacioni i javës së 32 në Kategorinë Superiore
Formacioni i javës së 32 në Kategorinë Superiore

S'KA KOMENTE

Comments are closed.