Formacioni i javës

0
SHPËRNDAJE

Stafi ynë ka përzgjedhur formacionin e javës si më poshtë.


Enea Koliçi- Shumë i sigurt në pritjet që bën. I mohon sulmuesit Salihi një mundësi të artë në minutën e 53-të dhe në fund pas një roveshate. Portieri mbetet një pikë e fortë e këtij Kukësi rekordesh


Olsi Teqja –

Olsi Teqja

Ka treguar stabilitet në lojën e tij. Madje duke shpëtuar edhe një gol pranvë vijës fatale. Ndërkohë që është një lojtar që e njeh mjaft mirë topin dhe organizon nga vija e mbrojtjes manovrat sulmuese të bardhebluve.


Ylli Shameti –

Ylli Shameti

Po tregon gjithnjë e më shumë se mbetet një nga pikat më të forta të Kukësit. I siguritë në lojën në ajër, po ashtu edhe në tokë, Shameti është lider tek kuksianët.


Afrim Taku- Mesfushori, që po luan në shumë role rikonfirmohet si një lojtar shumë i rëndësishëm për Tiranën, i cili shënon një gol të mrekullueshëm dhe luan në disa pozicione.


Rustem Hoxha- Kapiteni u shfaq shumë aktiv, ku mbërrinte gjithmonë i pari te topi për ta goditur, dhe prandaj është në 11-shën e kësaj jave.


Lorenc Trashi-

Lorenc Trashi

Mesfushori mbetet një ndër lojtarët më konstantë të Partizanit në javët e fundit, ku edhe në ndeshjen e fundit ndaj Korabit shkëlque me lojën e tij.


Arbër Çyrbja- Mesfushori shijakas ishte lojtari më i mirë në radhët e Teutës, i cili u shfaq shumë aktiv, duke vendosur në presion të madh, mbrojtësin e majtë, Olsi Gocaj.


Nurudeen Orelesi-

Eshtë i vetmi nga lojtarët e Skënderbeut që sakrifikoi shumë, por nuk mund të jetë kurrsesi ai “truri” i kampionëve, kurrsesi! Madje, duhet një fantazist dhe ai duhet urgjentisht…


Ardit Shehaj- Sulmuesi ishte ndaj Laçit më i miri në fushën e lojës, teksa i dha skuadrës së Flamurtarit edhe fitoren e rëndësishme kundër Laçit.


Ben Azubel- Sulmuesi izraelit ka meritën që i dha Partizanit trepikëshin me golin e tij të parë me fanellën e kuqe, por shpërdoroi shumë raste para portës së Korabit, megjithatë ndeshja e parë si titullar dhe mund t’i falet…


Pero Pejiç- Kroati bëri një ndeshje monumentale, ku bëri gjithçka… Shënoi, fitoi penallti dhe pastaj mbylli ndeshjen. Sulmuesi është i padiskutueshëm te Kukësi.


Trajner Ernest Gjoka- Nuk është pak të mundësh Skënderbeun 6 herë radhazi kampion, dhe sidomos të motivosh ekipin e Kukësit, pas atij barazimi ndaj Korabit


Formacioni 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.