Formacioni i javës në Superiore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tirana-korabiMinuta90.com ka shpallur edhe këtë herë 11-shen e javës. Mbase edhe mund të kemi gabur diku, por sipas mendimit të stafit tonë kjo është 11-shja më ideale.

 


Shkëlzen Ruciruci-elbasan-470x313

Portieri elbasanas po tregon një formë të mirë pasi ka marrë besimin e trajnerit Milinkovic. Ndeshja ndaj Vllaznisë me të vërtetë përfundoi me dy gola të pësuar, por tek asnjë nga ato Ruci nuk ishte fajtor. Pritja spektakolare ndaj Vrapit vlen 3 pikë për Luftëtarin.


Ardit Hilahila

Mesfushori i Teutës tregon në ndeshjet  e fundit se është një lojtar polivalent dhe ndaj Skënderbeut i ka dhënë një dorë shokëve të skuadrës edhe në prapavijë, pozicion ku po luan shpesh këto kohë. I fortë në dyluftime, grintoz në lojën e tij, ai mbetet një pikë e fortë për Teutën.


Ylli Shameti

Ylli Shameti
Ylli Shameti

Eksperienca dhe forma e mirë fizike bëjnë që ky lojtar jo vetëm të mbroj në prapavijë, por shpeshherë të tejë i rrezikshëm në portën kundërshtare në gjuajtjet me kokë. Mbetet pika më e fortë e mbrojtjes kuksiane.


Lejdi Licajlejdi_licaj

Vlonjati i Luftëtarit jo vetëm që shërbeu Rexhinaldon në golin e tij të parë ndaj Vllaznisë, por po tregon stabiletet në paraqitjet e tij. I fortë në lojën defensive, i saktë kur avancon me krosimet e tij. Luftëtari nuk ka gabur që i ka besuar sërish.


Sebino Plakuplaku

Ndeshje shumë e mirë ndaj Tiranës, goli i shënuar i dha një pikë shprese dibranëve për mbijetesë, por më tepër edhe mënyra e ekzekutimin na kujton Plakun e kohëve më të mira, atë që të gjithë tek Korabi presin të shohin në këto sfida delikate për ekipin e Gerti Haxhiut.


Lorenc Trashi

Lorenc Trashi, lojtar aktual i Partizanit

Teper impulsive në lojën e tij, gjithë i gatshëm për të dhënë më të mirën. Edhe ndaj Lacit Trashi luajti shumë mirë, madje duke dhënë edhe një krosim perfekt në momentin e golit të parë të Ekuban..


Alush Gavazajalush-gavazaj-470x353Në ndeshjen ndaj Tiranës, Alush Gavazaj ishte protagonist jo vetëm në momentin e golit që shërbeu atë top të zgjuar për Plakun, por futbollisti që më parë ka qenë pjesë e bardhebluve luftoi shumë edhe duke ndihmuar prapavijën.


Afrim Takutaku2

Nëse ka gjithmon dicka pozitive tek Tirana edhe në ditë të keqe, ai është Afrim Taku, një lojtar që jo vetëm për golat e shënuar, por edhe me lojën e tij standarte, është gjithnjë pika më e fortë e Tiranës.


Rexhinaldorexhinaldo-goli-470x242

Sulmuesi i Luftëtrari shfaqet si një “killer” i vërtetë me goditjet e tij me kokë duke i dhënë pikë me vlera skuadrës gjirokastrite. Luftëtari nuk ka gabuar që i ka dhënë besim këtij lojtari jo vetëm në afrim, por edhe në aktivizim.


Ekuban

ekubanSulmuesi tregon se mbetet pika më e fortë e Partizanit në repartin sulmues. Goli i shënuar me kokë është një tjetër dëshmi se Ekuban di të shënoj jo vetëm me këmbë, por është i aftë edhe në luftën në ajër.


Izair Emini

Izair Emini
Izair Emini

Sulmuesi po rikthet në formën e tij më të mirë, ashtu sic na tregoi në shkurtin e këtij viti në impaktin e parë me futbollin tonë. Goli i shënuar është me vlerën e tri pikëve për kryesuesit e kampionatit. Emini është një “vrasës” i lindur në zonën e rreptësisë. Telashe për kundërshtarin në momentin që Emini mbetet i pa markuar.


 


Mladen Milinkovicmilinkovic1

28 vjecari nga Serbia po tregon se me punën e tij serioze skuadra ka arritur të bëjë gjëra pozitive deri tani. Të fitosh brenda “Loro Boricit” dhe të kesh disa ndeshje që nuk njeh humbje, padyshim meriton të jesh mes më të mirëve të javës.


Formacioni i javes

15491815_10154604817687254_45312625_o-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.