Formacioni i javës së 24

0
SHPËRNDAJE

Stafi ynë ka përzgjedhur edhe një herë formacionin e javës pas 24 xhirove të Kategorisë Superiore.formacioni


Enea Koliqi

koliqi1-604x345

Portieri i Kukësit ka kryer disa pritje duke mbrojtur rezultatin e kuksianëve në një transfertë të vështirë si ajo e Shkodrës. Me performacën e tij i ka dhënë sinjale të qarta trajnerit Duro se kërkon një vend titullari në ekip.


 

Ergi Borshiergi borshi (2)20 vjecari i ardhur nga Vllaznia është aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes duke qenë tepër aktiv jo vetëm në lojën difensive dhe atë ofensive. Mbetet një lojtar me ardhme të sigurtë.


Sodiq Atandaatanda

Nigeriani i Partizani zhvilloi 90 minuta të mira ndaj Tiranës duke qenë i kujdesshëm në markimin kundër Masato Fukuit. Gjithnjë i saktë në ndërhyrjet në topin e parë, 22 vjecari nga ndeshja në ndeshje po e rrit performancën tek të kuqtë.


Pablo LacostePablo LacosteGjithnjë me shpirt luftarak, shënoi edhe gol, por që fatkeqësisht nuk i dha fitoren Flamurtarit. Gjithsesi, në ndeshjen ndaj Tërbunit tregoj një performancë të pëlqyeshme.


 

Arbnor FejzullahufejzAsist në golin e parë, shënon në 2-0 dhe i jep siguri skuadrës së tij. Po flasim për derbin dhe jo për një ndeshje normale. Padyshim mbrojtësi i kuq meriton këtë javë një formacion mes më të mirëve.


 

Emiljano MustamustaKa qenë gjithnjë aktiv në krahun e majtë duke krosuar për shokët, por edhe duke rrezikuar portën e Stivi Frashërit ndaj Bylisit. Jo vetëm për golin që mbase ishte edhe pak rrokambolesk, por edhe për lojën e treguar, elbasanasi meriton të jetë mes më ë mirëve.


Idriz Batha

Idriz Batha
Idriz Batha

Githnjë luftarak, por edhe me topin është shumë i sigurtë jo vetëm në kontroll, pro edhe në pasim. Mbetet një nga pikat më të forta të mesfushës së Partizanit, pavarësisht se nuk shënoj gol, mbetet për tu vlerësuar performanca e tij.


 

Edon HasaniEdon HasaniËshtë në një formë të mirë sportive. Nga java në javë mbetet një nga pikat më të forta. Goli i shënuar ndaj skuadrës “mëmë” ishte spektakolar, një tregues i qartë i formës që shkodrani po kalon me fanelën kuksiane.


 

Endri LalaterbuniLojtari i formuar në Akademinë dinamovite shënoi golin e barazimit ndaj Flamurtarit, por edhe zhvilloi një ndeshje të mirë duke qenë tepër aktiv në lojën e tij. Tërbuni po tregon se ka mundësi të bëjë dicka serioze dhe elementët nuk mungojnë.


 

Izair EminiErsen_Asani__Shkupi___dhe_Izair_Emini__Renova__ne_aksion_409764811Tashmë mund të thuhet se Kukësi ka një lojtar që mund të zëvëndësoj peshën e Pejict. Është ende herët, pasi jave tëm ndeshjet e para, por koha e mirë duket që në mëngjes. Mbetet një sulmues me nuhatje në portat kundërshtare.


Xhevair Sukaj

Xhevahir Sukaj
Xhevahir Sukaj

Me golin e tij hapi rrugën në derbi për fitoren e Partizanit, por gjithashtu mbetet një sulmues me eksperiencë në kampionatin tonë dhe këtë armë të fortë e vendos gjithnjë në shërbim të skuadrës. Sukaj mbetet një nga pikat më të forta të Partizanit, golat e tij e tregojnë  dicka të tillë.


Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Jo vetëm rreshtimi taktik në derbi, por edhe dëshira dhe egërsia e skuadrës së tij, e bëjnë italianin trajnerin e Javës. Të fitosh një derbi nuk është asnjëherë e lehtë, edhe pse dukej e tillë ndaj Tiranës ditën e premte.


 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.