Formacioni i Javës së 30-të i Kategorisë Superiore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Edhe këtë javë stafi i Minuta90.com ka zgjedhur formacionin më të mirë. Sipas asaj që u pa në pesë takimet e luajtura, ky është formacioni ynë i zgjedhur:

 

Iljon Lika

Ilion-Lika-dhe-Morina

Me pritjet e tij ka mbajtur Flamurtarin në lojë dhe i ka dhënë fitoren skuadrës, pasi në minutat e fundit Laci mund të kishte barazuar shifrat. Mbetet një nga portierët më të mirë të kampionatit tonë kombëtar.


 

Olsi TeqjaTeqja-Muka-ne-lokal-667x500

Është pozicionuar në qendër të mbrojtjes dhe ka qenë i sigurtë në ndërhyrjet e tij. Gjithnjë i saktë në ndërhyrje ndaj kundërshtarëve dhe me pasimet për shokët e skuadrës. Teqja mbetet një nga lojtarët e formacionit bazë të bardhebluve.


 

Aleksandër Tasic

Aleksandar Tasic
Aleksandar Tasic

Pavarësisht se ishte protagonist në penalltinë e dyshimtë të akorduar në favor të Skënderbeut, Aleksandër Tasic, ishte një nga shtyllat kryesore në mbrojtjen e Tërbunit në atë fitore historike ndaj Skënderbeut.


 

Arbnor Fejzullahu

Arbnor Fejzullahi, lojtar i aktivizuar sezonin e fundit me Partizanin

Nga ndeshja në ndeshje ka rritje në paraqitjen e tij. Ka dhënë dy asiste për Sukajn në golat e këtij të fundit, por jo vetëm. Arbnori mbron dhe sulmon në mënyre perfekte. Shfaqet një lojtar i kompletuar, i denjë për tu quajtur universal.


 

 

Sebino Plaku

Sebino Plaku

Është aktivizuar në vend të Xhejms dhe ka treguar se vlen ende për Skënderbeun. Nëse do të kishte shënuar edhe golin e dytë personal do të ishte mrekulli, por përpikmëria e vijërojtësit ka ndalur një gjë të tillë. Mbase Skënderbeu ka gabuar me lënien e tij në stol. Gjithsesi, duhen parë edhe ndeshjet në vazhdim për të dhënë një mendim më të saktë.


 

Erando Karabeci

Erando Karabeci

Në një ndeshje me pak “egërsi” brenda si ajo e Ballshit, kapiteni i bardhebluve është shfaqur i tillë me ndërhyrje burrërore dhe të sakta ndaj kundërshtarëve në mesin e fushës, gjithashtu edhe pasimet kanë qenë të sakta për shokët e skuadrës. Mbetet një nga pikat më të forta të bardhebluve.


 

Bledi Shkëmbi

bledi_shkembi_dielli.al_

Prej shumë kohësh i lënë pas dore, Bledi Shkëmbi, ka treguar se mbetet ende një nga pikat kyce të Skënderbeut. Pavarësisht se skuadra e tij ka gabuar në shtëpi, loja e Shkëmbit mbetet për tu vlerësuar.


 

Abaz Karakaci

Ekipi i Tërbunit

Ka luftuar gjatë 90 minutave ndaj Skënderbeut, më pas driblon një kundërshtar dhe shënon një gol “perlë” për nga realizimi dhe rëndësia. Një fitore historike për Tërbunin që mbyllet me golin e tij. Një ndeshje panorame për pukjanët dhe për kapitenin e tyre, Abaz Karakaci.


 

Xhevahir Sukaj

Xhevahir Sukaj

Është gjithnjë i gatshëm të shënojë, madje mund të quhet pa frikë njeriu gol i të kuqve. Dy të tillë të shënuar ndaj Vllaznisë i dhanë siguri Partizanit në një fitore të shumë dëshiruar. Sukaj mbetet “killeri” i kuq edhe pse ndokush mendon se nuk po kalon formën e tij më të mirë.


 

Danilo Alvesh

Danilo Almeida Alves

Braziliani po tregon se edhe di të shënojë, pasi më parë janë vënë re qartë saktësitë e tij në lojën e skuadrës. Tre gola rradhazi, duket se tashmë ai është zhbllokuar. Për më tepër shënon si në lojën në ajër, po ashtu edhe në tokë.


 

Endri LalaTerbuni Tirana

Një gol i shënuar, më pas një asist për Jovanovic tek goli i dytë, tregojnë qartë se Endri Lala, po kalon një moment shumë të mirë në rradhët Tërbunit.


 

 Viktor Gjoni
Viktor Gjoni
Viktor Gjoni

Ka rreshtuar një skuadër më mënyrë perfekte ndaj Skënderbeut. Arriti një fitore historike që askush s’e besonte përpara sfidës, gjithashtu mbetet për tu vlerësuar mënyra se si ky trajner arrin të motivojë skuadrën e tij në mungesë të theksuar financiare. Sigurisht, e meriton vendin tek trajneri i javës.

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.