Formacioni i mundshëm anti-Luksemburg

0
SHPËRNDAJE

1
Shqiperia ndaj Austrise

Duket se trajneri Giovanni de Biasi, nga deklaratat e dhena do te provoje ne miqesoren e sotme ndaj Luksemburgut pjesen e ekipit qe pati minutazh me te paket ose qe nuk u provua aspak ndaj Austrise, ndeshje e zhvilluar te shtunen e kaluar ne ate humbje 2-1 qe tregoi nje Kombetare me te vertete me dy fytyra por qe nga ana tjeter i ka dhene ndoshta pergjigje edhe shume pyetjeve mbi gjenden e ekipit tone.

Ne porte pritet te luaje Berisha ndersa dyshen e qendres besohet se do ta perbeje Cana dhe Ajeti, ky i fundit do te marre vendin e Mavrajt qe shfaqi luhatje ndaj Austrise por qe pesoi edhe nje demtim te lehte. Ne krahe priten Gjimshiti dhe Aliji, te dy keta nuk luajten te shtunen.

Ne mesfushe pritet te konfirmohet Xhaka qe po kalon nje forme te mire si dhe Kukeli, Basha e Roshi qe e nisen nga stoli te shtunen e kaluar. Ne sulm pritet ta nise Cikalleshi ndersa ne balotazh mbetet sulmuesi tjeter qe mund te jete Gashi ose Sadiku, ne varesi te gjendjes se Gashit qe ka pasur nje demtim te lehte.

Portier: Berisha
Mbrojtës: Gjimshiti, Cana, Ajeti, Aliji
Mesfushorë: Kukeli, Basha Roshi, Xhaka
Sulmues: Gashi (Sadiku), Cikalleshi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.