Formacioni ideal gjerman i serisë A

0
SHPËRNDAJE
Loading...

8087a679057bf23334eb0c11037b4a69Sipas skemes 4x3x3:

Portier:

Jens Lehman (Milan 1997-98). Nuk luajti shume, madje vetem pese ndeshje me Milan por fakti qe ky portier mbahet si nje nder me te miret e brezit te tij, na ben ta perfshijme ne kete formacion.


Mbrojtes: 

Karl-Heinz Schnellinger (Mantova 1963-64, Roma 1964-65, Milan 1965-74). I majte por me shume nje libero (mbrojtes i lire), Schnellinger fitoi me kuqezinjte Kupen e Kampioneve 1969.

Jurgen Kohler (Juventus 1991-95). Nje nga yjet e Boterorit 1990, fitoi me Juven Kupen Uefa 1993 si dhe titullin kampion ne Itali. 102 ndeshje per bardhezinjte.

Thomas Berthold (Verona 1987-89, Roma 1989-91). Mbi 100 ndeshje ne serie A, edhe ky pjesetar i Boterorit 1990. Fitoi kupen e Italise me Romen dhe dolen finaliste te UEFA-s ne 1990-91.

Andreas Brehme (Inter 1988-92). Nder me te miret ne bote ne krahun e majte. Shenoi ne finalen e Boterorit 1990, kaloi 4 vite te shkelqyera ne Milano.

Hans-Peter-Briegel-Hellas-Verona

Mesfushore:

Lothar Matthaus (Inter 1988-92). Kapiten i Gjermanise kampione bote te 1990-es. Kater vjet me Inter, dominues, i sakte gjithnje ne mesfushe. Fitoi disa trofe ne Itali dhe Europiane me Inter.

Hans Peter Briegel (Verona 1984-86, Sampdoria 1986-88). Mesfushor energjik, i palodhur. Ish-trajneri i Kombetares shqiptar u be pjese e historise se Veronas qe fitoi titullin kampion ne 1984-85. Ate vit Briegel shenoi 9 gola.

Helmut Haller (Bologna 1962-68, Juventus 1968-73). Gjeni i mesfushes, krijues me fantazi te madhe, sidomos per periudhen qe luajti. Kampion me Bolognan dhe Juven ne Itali.

Rudi-Voller-RomaSulmues:

Jurgen Klinsman (Inter 1989-91, Sampdoria 1997-98). Kampion bote, shenues i rregullt te Inter, fitues i dy Kupave Uefa me kete skuader. Nuk shkelqeu njesoj me Sampdorian.

Rudi Voeller (Roma 1987-92). Gjahtar i golit, i quajtur shpesh “dhelpra” ose gjermani fluturues per shkak te inteligjences se tij te madhe ne loje dhe rrezikshmerise. Fitues i disa trofeve me Romen.

Oliver Bierhoff (Ascoli 1991-95, Udines 1995-98, Milan 1998-01). Shenuesi i Golden Golit te famshem te Euro ’96, shkelqeu ne Itali nen Zacheronin te Udinese e me pas e rrembeu Milan. Fitoi titullin kampion me kuqezinjte, specialist i luftes ne ajer.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.