Formacioni ideal i “Copa America”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

best 11 CA

Në përfundim të kompeticionit që kurorëzoi ekipin më të mirë të Amerikës Jugore, u shpall edhe skuadra më e mirë e kompeticionit ku pjesën kryesore e përbën Kili me plot 5 lojtarë. Pjesa tjetër e 11-shes përbëhet nga lojtarët e Argjentinës, Perusë dhe Kolumbisë. Ky formacion ka rreshtimin 3-4-3 dhe në krye do të kishte trajnerin e Kilit Jorge Sampaoli.

Në portë është i paprekshëm gardiani i Barcelonës Claudio Bravo, ndërsa në mbrojtjen me 3 përpara tij gjenden dy lojtarë të Interit, Medel dhe Murillo. Treshja e mbrojtjes plotësohet nga Otamendi i Valencias. Mesfusha përbëhet nga Vidal dhe Diaz të Kilit, Javier Mascherano dhe Carlos Cueva.

Treshja e sulmit do të bënte të ëndërronte çdo skuadër duke qenë se përbëhet nga Leo Messi, Edu Vargas dhe Paolo Guerrero. Dy të fundit janë dhe golashënuesit më të mirë të turneut, secili me nga 4 gola, ndërsa për Leo Messin nuk janë të nevojshme komentet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.