Formula 1/ Hamilton nuk njeh rivalë

0
SHPËRNDAJE

formula1

Luis Hamilton triumfon në Silverstone duke fituar garën e tij të 5-të në kampionat dhe të 38-tën në karrierë. Në vendin e dytë renditet Nico Rosberg me Mercedesin tjetër, i cili tani është i detyruar të ndjekë britanikun që gjendet 17 pikë përpara tij në renditje.

Podium surprizë për Ferrari-n duke parë situatën e vështirë që ishte krijuar. Sebastian Vettel në rrëmujën e krijuar nga pit stopi i detyruar prej reshjeve të shiut, arrin të parakalojë dy makinat Williams dhe ta përfundojë garën në vendin e tretë. Kimi Raikkonen zhgënjen për të disatën herë gjatë këtij sezoni dhe me situatën aktuale është gjithnjë e më tepër nëdyshim për sezonin e ardhshëm. Finlandezi u parakalua në renditjen e përgjithshme nga Valteri Bottas, i cili përflitet si zëvëndësuesi i tij i mundshëm te Ferrari vitin e ardhshëm.

Në fillim të garës nisen shumë mirë dy makinat Williams me Felipe Massan në krye. Në vështirësi dy Ferrarit pasi në xhiron e pestë Raikkonen ndodhet në vendin e 6-të ndërsa Vettel në të 9-tin. Hamilton rimerr kreun në xhiron e 22-të pas pit stopeve të para, ndërsa Ferrarit fitojnë pozicione, përkatësisht ne vendin e 5-të dhe të 6-të. Në xhiron e 35-të fillon të bjerë shi dhe fillon edhe spektakli. Hamilton kryen pit stopin përpara Rosberg dhe ruan vendin e parë. Vettel tregohet i mprehtë dhe i ndërron gomat në momentin e duhur, ndërsa Raikkonen e kryen pit stopin shumë shpejt, zgjedhje që në fund rezulton e gabuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.