Formula 1/ Rosberg fiton “pole” në Shanghai, zhgënjen Hamilton

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Formula 1/ Janë mbyllur provat zyrtare në Formula 1 për “Çmimin e Madh të Shanghait”. Ka qenë një pole tepër i thjeshtë për gjermanin Nico Rosberg, i cili ka përfituar edhe nga problemet e kolgeut të tij, Hamilton për t’u nisur nesër nga vendi i parë. Mercedesi i Rosberg ishte më lartë se gjithë të tjerët duke treguar një performancë të shkëlqyer.

Rosberg & Riciardo & Raikkonen, tre pilotët që do nisen nga 3 vendet e para në garën e nesërme
Rosberg & Riciardo & Raikkonen, tre pilotët që do nisen nga 3 vendet e para në garën e nesërme

Ndërkohë nga vendi dytë do të niset  Riciardo me Red Bull pas një super xhiro në fund. Ferrari nuk arrin tëperfitoje nga problemet e Mercedes teksa dy pilotët e saj, Raikkonen dhe Vettel do të nisen respektivisht nga vendi i tretë dhe i katërt, por që gjithsesi nuk është dhe aq keq duke parë rivalitetin këtë vit. Ndërkohë fati i keq ndjek perseri Lewis Hamilton. Pas penalizimit me 5 pozicione, piloti britanik kishte probleme me sistemin ERS dhe nuk mundi të regjistrojë asnjë xhiro të shpejtë duke bërë që të niset i fundit në garën e nesërme.

Rezultatet pas provave zyrtare

Renditja përfundimtare e provave zyrtare
Renditja përfundimtare e provave zyrtare

S'KA KOMENTE

Comments are closed.