Foto, ç’kërkon De Biazi në Angli?!

0
SHPËRNDAJE

Edhe pse një periudhë pushimesh për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, italo-shqiptarin Xhani De Biazi, ky i fundit duket se nuk preferon të rrijë kot. Ai ka ndërmarr një udhëtim drejt Anglisë, se cili ka qenë qëllimi ende nuk dihet.

Por një gjë është e sigurtë, as në shtetin që e shpiku lojën më të dashur në botë, De Biazi nuk ka mundur të qëndrojë larg futbollit.

Ai i ka bërë një vizitë mikut të tij italian, trajnerit Antonio Conte në kompleksin stërvitor të skuadrës së Çelsit, ndërsa skuadra e këtij të fundit po stërvitet, pasi siç dihet kampionati anglez nuk njeh pushime edhe pse janë festat e fundvitit.

Ky lajm është bërë publik nga vetë De Biazi nëpërmjet një fotografie “selfie” të publikuar në profilin personal të tij në rrjetet sociale, ku tekniku i kuqezinjve shfaqet përkrah Kontes, që është veshur me kompletin sportiv me stemat e Çelsit.

“Faleminderit Antonio për mikpritjen, të uroj shumë fat”, ka shkruar përbri kësaj fotografie De Biazi.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.