Foto Galeri/ Valentina Vignali rikthehet beqare, i jep fund lidhjes 4-vjeçare

0
SHPËRNDAJE

Basketbollistja e njohur dhe modelja italiane, Valentina Vignali nuk është më e lidhur. Bukuroshja e njohur italiane është ndarë me basketbollistin Stefano Laudoni duke mbyllur një histori 4-vjeçare dashurie me të.

Ka qenë vetë Valentina që ka zyrtarizuar lajmin me një postim në Instagram duke treguar edhe arsyet e ndarjes. 26-vjeçarja është diagnostifikuar me kancer në tiroide në vitin 2013, por historia e dashurisë me Stefanon është zyrtarizuar vetëm 3 ditë më parë.

“Është momenti më i vështirë në jetën time, më i rëndë se atë ditë që u diagnostifikova me kancer. Do të dua përgjithmonë dhe ti e di këtë gjë. Je personi i vetëm për të cilin më ka rrahur zemra. Do të kisha dashur një fund të lumtur për këtë dashuri të madhe, por nuk ndodhi kështu. Nuk të uroj asgjë të keqe edhe pas asaj që më bëre”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e saj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU