(FOTO) Ronaldo, kërkesë të ‘EXTRA’ në kontratën e re me Realin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Cristiano Ronaldo ka një kërkesë të pazakontë, për kontratën e tij të re me Real Madridin.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raportohet se ka kërkuar nga gjiganti madrilen që të ketë një mjek fizioterapist personal.

Ronaldo ka kërkuar nga Reali që në kontratën e re t’i sigurojnë një fizioterapist personal, kërkesë kjo e cila mësohet se është realizuar nga presidenti Florentino Perez, shkruan gazeta spanjolle “AS”, transmeton Gazeta Blic.

Sulmuesi 31-vjeçar raportohet se është i pakënaqur me stafin mjekësor të klubit, dhe është “i ngopur me shërbimet e stafit mjekësor të Los Blancos”.

Ronaldo është i frustuar për faktin se nuk dëshiron që situata të cilat ndodhën edicionin e kaluar të përsëriten.

Mësohet se portugezi nuk është i vetmi futbollist i pakënaqur me stafin mjekësor, pasi një numër i madh i ekipit të Los Blancos janë të pakënaqur me Dr. Olmo, i cili drejton stafin mjekësor të Real Madridit.
as-ronaldo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.