FotoGaleri/ Georgina Rodriguez mërzitet me Ronaldon pasi zbulon sms-të me modelen seksi

0
SHPËRNDAJE

ShowBiz/ Si kurrë më parë Georgina Rodriguez është parë e mërzitur në praninë e Cristiano Ronaldos dhe të mendosh se dje mbushi 24-vjeç.

Arsyeja mësohet të jetë zbulimi i mesazheve që i dashuri i saj shkëmbente me modelen super seksi, Rhian Sugden.

Ylli portugez është parë disi “i ndrydhur” kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Cristiano është fotografuar nga shumë pranë duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila vetëm pak muaj më parë, në nëntor, solli në jetë fëmijën e tij të katërt dhe të parin e çiftit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU