FotoGaleri / Morata larg stresit, pushime në Ibiza

0
SHPËRNDAJE
loading...

ShowBiz/ Emri i tij lakohet përditë në merkaton e verës, ndërsa Alvaro Morata ka zgjedhur të kalojë pushimet i patrazuar me nusen mahnitëse Alice Campello. Ai është fotografuar në Ibiza vetëm disa ditë pas finales së Ligës së Kampioneve. Sulmuesi spanjoll është objektiv i Manchester United në merkato, ndaj këto pushime mund të jenë edhe qetësia para stuhisë për të, sepse pritet të largohet nga “Bernabeu” këtë verë. Më parë, të enjten, vetë Morata madje la të kuptohet se ai dhe James Rodriguez mund të jenë në prag të largimit për në Manchester. Por, përpara se t’u hyjë këtyre llogarive, Morata dhe partnerja Campello po shijojnë diellin në Ibiza, madje edhe duke marrë një “ski jet” për rrotullime në ujin kristal të pastër. Campello shfaqet e veshur me një bikini blu. Ajo u takua dhe u lidh me Morata kur futbollisti luante futboll në Itali, me Juventusin. Marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2016. Ajo është një modele dhe stiliste me origjinë nga Venecia, ku çifti ka vendosur të martohet më vonë, këtë verë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU