FotoLajm i veçantë/ Tifozi i Laçit me bori treni në stadium

0
SHPËRNDAJE

Në Laç për të parë stadiumin plot duhet ndonjë ndeshje me Kukësin, ose gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjet e tjera numri i tifozëve përgjithësisht është i ulët.

Ka raste janë më shumë se 1000, por rrallë po ndodh. Kjo ndodh për shumë arsye, por më kryesorja është ajo që lidhet me lëvizjet e popullsisë, me të rinjtë që kërkojnë të gjejnë mundësi më të mira jetese në kryeqytet apo jashtë vendit.

Në ndeshjen me Partizanin në Laç e donin të gjithë fitoren dhe për këtë kishin menduar edhe një mënyrë për të ndezur atmosferën. Bori treni dhe kompresor për ta vënë në punë dhe rezultati ishte evident, pasi tingulli që lëshonte ajo ishte vërtetë e fortë.

Nga ana tjetër ishin “Guerrils”, që gjatë 90 minuta nuk u ndalën së kënduari, ndërkohë që me borinë e trenit kurbinasit sfidonin ultrasit e kuq.

Tifozi i Lacit me bori treni ne stadium

S'KA KOMENTE

Comments are closed.