FotoLajm / Kamza nis punimet në stadium

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kamza ka nisur prej më shumë se një jave punimet në stadium dhe aktualisht është hequr tapeti i vjetër. Gjithashtu po punohet në ambientet e brendshme të tribunës kryesore, për të plotësuar detyrat e lëna nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Aktualisht pritet që të mbërrijë tapeti i ri, ndërkohë që me heqjen e të vjetrit, do të kryhet proceset e nevojshme të punës për të qenë gjithçka gati në momentin që tapeti i ri do mbërrijë në Kamzë.

Krahas kësaj, po punohet edhe me merkaton, teksa shumë shpejt pritet të ketë zyrtarizime lojtarësh në hyrje, pasi largimet deri më tani janë të shumta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.