“Fox Sports”, një dokumentar mbi ndeshjen Partizani – Feyenoord

0
SHPËRNDAJE

Partizani / Një përfaqësi e televizionit holandez “Fox Sports” ishin prezent në zyrat e klubit 15 herë kampion për të intervistuar dy protagonistët e dy përballjeve me Feyenoord-in. Sulejman Starova dhe Artur Lekbello janë bërë pjesë e një dokumentari për ballafaqimin Partizani – Feyenoord Rotterdam, luajtur në vitin 1991 i vlefshëm për raundin e parë të Kupës së Kupave. “Bobi” në atë kohë ka qenë trajneri i të kuqve, ndërsa Lekbello mbante rolin e portierit.

Pas 25 vitesh “Fox Sports” i rikthehet me një reportazh special ballafaqimit të atëhershëm mes këtyre dy skuadrave ku të kuqtë dhuruan një prej përfaqësimeve më impresionuese në arenën ndërkombetare. “Demat e Kuq” barazuan pa gola në ndeshjen e parë zhvilluar në “Selman Stërmasi” dhe u mposhtën në Holandë 1-0 me gol të Peter Bosz, i cili e realizoi golin në minutën e 87-të.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU