Franc Bakalli së shpejti te ekipi i parë i Steaua Bukuresht

0
SHPËRNDAJE

bakal
Franc Bakalli – Steaua

Franc Bakalli është vetëm 18-vjeç por është një ndër lojtarët më cilësorë të Kombëtares shqiptare U-19 ndërsa edhe në nivel klubesh duket se e ka të ardhmen e sigurtë. Ndonëse trajnerët e klubit rumun Steaua Bukuresht njihen si diktatorë të vërtetë duket se Bakalli po u lë përshtypje të mira atyre por edhe tifozëve të klubit të njohur rumun.

Mesa bëhet e ditur nga mediat rumune, trajnerët e Steauas e kanë në plan ta aktivizojnë së shpejti talentin shqiptar edhe në ekipin e parë. Klubi që është në pronësi të biznesmenit dhe politikanit Gigi Becali po kalon një periudhë jo fort të mirë në marrëdhëniet me shtetin rumun në lidhje me të drejtat e emrit dhe stemës dhe kjo po i revolton edhe tifozët e Steauas.

Gjithsesi Steaua mbetet një emër i madh në futbollin rumun dhe me ambicje edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa po i jepet përparësi edhe punës të me të rinjtë premtues si Franc Bakalli. I riu shqiptar ka vajtur në Bukuresht me një bursë studimi duke zënë vend te Steaua me shpresën për të mbërritur majat e futbollit profesionist.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.