Franc Veliu bashkohet me Kukësin

0
SHPËRNDAJE

Franc Veliu dhe Perli Rusi
Franc Veliu dhe Perli Rusi
Superiorja/ Mbrojtësi Franc Veliu është bashkuar ditën e sotme në stërvitje me ekipin e tij të ri, Kukësin. Pasi u largua nga Flamurtari dhe u kërkua nga shumë ekipe të njohura, Veliu zgjodhi të vazhdojë tek Kukësi aventurën e tij në Superligë deri në muajin janar, ku më pas do të transferohet tek ekipi i Vardarit të Shkupit ku ka nënshkruar edhe një kontratë me të. Pasi mbrojtësi vetë deklaroi se do te luante për Vllazninë në këto muaj, një telefonatë e presidentit Gjici ka bërë që lojtari të kthejë “timonin” dhe të firmosë tek Kukësi një kontratë 6-mujore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.