Franc Veliu drejt Tiranës

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Tiranës dhe trajneri Shkëlqim Muça vazhdojnë të jenë në kërkim të një mbrojtësi qëndre. Pas largimit të Dushkut dhe Pashajt, tashmë mbrojtja është kthyer në emergjencë. Alternativa më e mundshme për të përforcuar repartin defensiv është mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu. Pas largimit nga Flamurtari tashmë mbrojtësi është në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij. Tashmë palët si Tirana, por edhe Veliu duket se kanë mjaft nevojë për njeri-tjerin. Duket se një ndikim të madh për transferimin e mbrojtësit mund të luajë edhe Devi Muka. Megjithatë palët ende nuk kanë arritur ndonj akord zyrtare, dhe pritet që brënda pak ditësh palët të ulen në bisedime, dhe me shumë gjasa ai do të vishet bardheblu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.