Franc Veliu: Jam i Vardarit, te Vllaznia për momentin

0
SHPËRNDAJE

166581_4144085532872_1785861378_n
Franc Veliu

Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga lista e trasferimeve botërore “Transfermarkt” e as nga klubi maqedonas, mbrojtësi Franc Veliu thotë se i përket Vardarit të Shkupit dhe do të shkojë atje në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, ka ndërprerë përfundimisht lidhjet me Flamurtarin duke ju bashkangjitur Vllaznisë, të paktën deri në fund të vitit.

“Une jam lojtar i Vardarit, por deri në janar do luaj në kampionatin shqiptar. Gjasat janë të luaj me Vllazninë. Më pëlqen ambjenti (në Shkodër), ka tifozë qytetarë dhe që e duan futbollin”, ka thënë Veliu për klubin K.F. Vllaznia.

“Edhe miku im Hair Zeqiri do të jetë i Vllaznisë. Bashkë me të dhe Polizoi Arbrin do të bëjmë një treshe të fuqishme në Shkodër”, ka përfunduar mbrojtësi Veliu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.