Franca bën debutim ëndrrash, një “perlë” e Payet i jep 3 pikët

0
SHPËRNDAJE

imageEuro 2016/ Franca ka arritur të bëjë një debutim ëndrrash në “Stade De France” në Europianin që po zhvillohet në shtëpinë e tyre. Skuadra e Didier Dechamps arriti të mposhtë 2-1 Rumaninë në ndeshjen hapëse, por duke vuajtur shumë ndaj këtyre të fundit.

France's Olivier Giroud , left, challenges for the ball with Romania's Adrian Popa during the Euro 2016 Group A soccer match between France and Romania, at the Stade de France, in Saint-Denis, north of Paris, Friday, June 10, 2016. (AP Photo/Christophe Ena)

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë në pjesën e dytë Giroud zhbllokoi shifrat në minutën e 57′ pas një asisti të Payet dhe u duk se vendasit e vunë përpara skuadrën rumune, por ata reaguan duke barazuar shifrat në minutën e 65′ falë një penalltie nga Stanciu.

U duk se ndeshja do të mbyllej në barazim teksa po i afrohej fundit, por nuk mendoi kështu Dimitri Payet i cili në minutën e 89′ shënoi një gol mjaft të vlefshëm, duke bërë që skuadra e tij të marrë 3 pikët e para në Europian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.