Franca në super formë, mposht lehtësisht Skocinë

0
SHPËRNDAJE

Skuadra rivale e Shqipërisë në Europian, Franca fitoi ditën e sotme miqësoren e fundit para Europianit duke mundur me mjaft lehtësi Skocinë 3-0. Në ndeshjen e luajtur në Metz, “gjelat” e Deschamps arritën fitoren e katërt radhazi në miqësore duke shënuar sërish 3 gola në një ndeshje që e dominuan nga fillimi në fund.image Sulmuesi Olivier Giroud u konfirmua në një formë të jashtëzakonshme, teksa shënoi dy herë që në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 8-të pas një asisti të Sagna dhe në të 35-tën, pas një goditje të Payet, që u kthye nga portieri Marshall. Para pushimit Koscielny realizoi dhe golin e 3-0 duke mbyllur praktikisht këtë takim që në 45 minutat e para, që konfirmuan dhe njëherë tjetër forcën sulmuese të ekipit të Deschamps. Skuadra e Fracës ka vërtet një sulm shumë të frikshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.