Francë/ Ermir Lenjani e nis me humbje

0
SHPËRNDAJE

1656679-35131522-1600-900
Lenjani në takimin ndaj Bastias

Ka luajtur jo pak minuta edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli mesfushori i Kombëtares sonë Ermir Lenjani në takimin Bastia – Rennes, e vlefshme për javën e parë të kampionatit francez. Lenjani ka përfituar nga dëmtimi i Abdoulaye Doucoure për të hyrë në lojë që në minutën e 13-të të takimit. Rennes kaloi e para në avantazh por nuk e ruajti dot deri në fund rezultatin me vendasit e Bastias që shënuan dy herë duke e kthyer mbrapsht ekipin e shqiptarit pa asnjë pikë.

Megjithatë Rennes u shfaq një ekip kompakt në fushë dhe pritet të bëjë kthesën të shtunën e ardhshme teksa pret në shtëpi ekipin e Montpellier. Mungesat nga dëmtimet e shumta te ekipi i Rennes me siguri do ti mundësojnë Ermir Lenjanit minuta të tjera që do ti shërbejnë shumë formës së tij sportive në vazhdim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.