Francë – Rusi do të vëzhgohet me snajpera përreth stadiumit

0
SHPËRNDAJE

france-rusi

Për ndeshjen e së martës midis Francës dhe Rusisë, përreth stadiumit do të vendosen snajper për të rritur sigurinë në “Stade de France”.

Parisi u godit nga sulme terroriste në 1 nëntorin e kaluar kur Franca ishte duke luajtur kundër Gjermanisë në të njëjtin stadium, teksa një varg shpërthimesh lanë të vrarë 130 persona.

Zyrat qendrore të rregullit publik dhe trafikut rrugor kanë konfirmuar se do të ketë edhe grupe sigurimi përreth stadiumit si dhe specialistë snajperi për ndeshjen e parë në “Stade de France” që pas sulmeve.

“Snajperët do të vendosen përreth stadiumit,” shprehet kryetari i zyrës qëndrore Simonin për BFM-TV. “Gjithashtu një grup special i policisë franceze do të jetë në gatishmëri gjatë ndeshjes dhe do të jetë në gjendje të ndërhyjë në stadium ose në afërsi. Masat e sigurisë do të jenë të njëjta që u përdorën edhe gjatë ndeshjeve të “Six Nations Rugby”.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.