Francesco Tahiraj debuton në Slloveni

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11903889_885979204818376_7952910220382859090_n
Fanella dhe mbrojtëset e lojtarit shqiptar

Ka hyrë në fushë në minutën e 83 në vend të Batroviç por pak rëndësi ka numri i minutave. Tashmë Francesco Tahiraj, vetëm 18 vjeç, ka bërë hapin e tij të parë në futbollin profesionist teksa ka debutuar në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit slloven Zavrc – Domzale të përfunduar pa gola.

Tahiraj ka vite që ka luajtur në Itali në ekipet e moshave të Juventus, Carpi dhe së fundi te Torino derisa vendosi të lëvizë drejt një klubi ku mund të kishte hapësira dhe mundësi aktivizimi më shumë. Tahiraj luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe është anëtar i Kombëtares sonë U-19.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.