Frank Lampard var këpucët në gozhdë

0
SHPËRNDAJE


Frank Lampard i jep përfundimisht lamtumirën futbollit të luajtur duke i dhënë fund një karriere 21 vjeçare. 38-vjeçari e komunikoi tërheqjen nga ky sport nëpërmjet një komunikate në profilin e tij në “Instagram”.

“Pas 21 viteve të mrekullueshëm, vendosa që të mbyll karrierën time si futbollist”, lexohet në komunikatën e Lampard. “Kam marrë oferta të shumta për të luajtur, por jam 38 vjeç dhe e ndjej se ka ardhur koha që të hap një tjetër kapitull në jetën time. Jam krenar për trofetë që kam fituar, për faktin që kam përfaqësuar vendin tim në më shumë se 100 ndeshje dhe që kam mundur të shënoj mbi 300 gola në karrierën time”.

I cilësuar si një prej mesfushorëve më të mirë të brezit të tij, Lampard e nisi karrierën te West Ham, për të kaluar te Chelsea në vitin 2001, ku qëndroi për 13 sezone, deri në 2014 kur u largua nga Blutë e Londrës për të nisur një aventurë në Major League Soccer te skuadra e New York City.

Lampard mban rekordin si shënuesi më i mirë në historinë e Chelsea-t me 211 gola të shënuar. Gjatë qëndrimit të tij te “Blutë e Londrës”, Lampard ka mundur të fitojë 1 Ligë Kampionesh, 3 tituj të Premier League, 4 FA Cup, 2 Kupa të Ligës , 1 Europa League dhe 1 Community Shield

Me përfaqësuesen angleze, Lampard ka mundur të aktivizohet në 106 ndeshje duke shënuar 29 gola.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.