Frashëri: Nuk kam hakmarrje ndaj Tiranës, po mësoj nga gabimet

0
SHPËRNDAJE

stivi-frasheriPortieri i Flamurtarit, Stivi Frashëri, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Blendi Resnja, u shpreh se kjo fitore e sotmja ndaj Tiranës nuk ishte një hakmarrje për eksperiencën negative që ai kaloi te bardheblutë.

“Mendoj se nuk është problem i madh presioni. Unë ndjej pak presion vetëm te ekipet problematike që kanë probleme brenda vetes. Ndaj Tiranës nuk është hakmarrje pasi ata kanë rrugën e tyre dhe unë rrugën time. Portierat edhe gabojnë, por më pas mësojnë nga gabimet dhe vjen momenti që bëhen dhe shpëtimtarë me pritjet e tyre”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Flamurtarit, Stivi Frashëri. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.