Frederik Veseli, Shqipërinë e zgjodha pa u menduar dy herë

0
SHPËRNDAJE

Veseli

Frederik Veseli ndihet krenar që e zgjodhi Kombëtaren Shqiptare.

Futbollisti me origjinë nga Kosova thotë se oferta e Kuqezinjve ishte për të lumturi shumë e madhe dhe e ka pranuar pa hezitim.

“Lozana është toka ime, ndihem gjithmonë si në shtëpinë time. Në Kosovë shkoj kur të mundem, i kam atje të afërmit. Ndërsa, Shqipëria është kombi im. Kur më kanë ftuar, e kam pranuar pa menduar dy herë. Çdo Kombëtare është një mundësi”, deklaroi Veseli për “Sport Non Stop”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.