Freiburg dhe Abrashi mposhtin kryesuesit

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Freiburg dhe Armir Abrashi arritën të marrin një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat teksa rihapën edhe njëherë luftën për vendin e parë në Bundesligën 2. Skuadra gjermane ku luan mesfushori shqiptar mposhti kryesuesit e Leipzig me rezultatin 2-1 dhe tashmë distanca mes tyre është shkurtuar në 3 pikë.

Armir Abrashi
Armir Abrashi

Ka qenë një ndeshje e ndikuar nga faktorët atmosferikë pasi terreni u rëndua së tepërmi nga reshjet e shumta të dëborës. Abrashi ishte për 90 minuta në fushën e lojës duke dhënë kontributin e tij maksimal në këtë fitore që e mban Freiburgun në vendin e dytë duke synuar gjithashtu edhe vendin e parë. Golat e Grifo dhe Neiderlechner i dhanë fitoren e merituar vendasve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.